Apeli i vogëlushes nga Kosova për motrën 7 muajshe: Ëngjëlli im është sëmurë, i lutem shqiptarëve për ndihmë

“Motra ime, zemra ime, ylli im, të dua shumë. Mos qaj motra ime. Ne do të luajmë se bashku, vetëm ne të dyja. Të lutem bëhu e fortë, se do të shërohesh së shpejti. Të dua më shumë se gjithkush”

Këto janë fjalë që burojnë nga zemra… nga zemra e një motre për të motrën. Foshnja e vogël që shikoni në këto pamje (video më poshtë) quhet Klea, shqiptare e Kosovës. Vogëlushja 7 muajshe ka probleme serioze me mëlçinë dhe ka nevojë urgjente për të marrë trajtim të specializuar jashtë shtetit (transplant i mëlçisë).

Anëtarët e familjes Gashi po lëngojnë nga dhimbja për vajzën. E mes tyre dhe kjo vogëlushe, motra e Kleas. Ajo derdh lot trishtimi teksa dëgjon të qarat e të motrës. Mundohet ta përkëdhelë e ta puthë, duke i folur se gjithçka do të bëhet mirë. Me lotët që i mbushin faqet e njoma, motra e Kleas i drejtohet me një apel për ndihmë shqiptarëve bamirës.

Motra ime është e sëmurë prej mëlçisë, gjithë natën nuk flen. Ka shumë dhimbje. Unë kam shumë frikë mos po vdes motra ime. I lutem të gjithë shqiptarëve, ndihmoni motrën time…”