“Api Biru”, fenomeni i “llavës blu” që del nga vullkani  në Java

Mbase jo shumë njerëz kanë mundur të shikojnë të tilla pamje, e aq më tepër në një vullkan. Fotot e mëposhtme, të shkrepura nga fotografi francez Olivier Gruneëald, paraqesin një fenomen të pazakontë dhe mjaft interesant në një vullkan në ishullin Java në Indonezi. Në pjesë të ndryshme të vullkanit, gjen flakë blu në përrenjtë e llavës, që arrijnë temperatura deri në 600 gradë celcius.

Ngjyra blu e zjarrit e llavës vjen si pasojë e gazeve sulfurike që dalin nga vullkani, të cilat në kontakt me oksigjenin në ajër, ‘ngjyrosen’. Teksa gazet ‘ndizen’ prej nxehtësisë së lartë, disa prej tyre kondensojnë në sulfure të shkrira, çka i jep zonës atje ngjyrën e blusë. Fenomeni, të cilët banorët e zonës e njohin si “Api Biru” (flaka blu), ndodh si pasojë e një procesi të quajtur ‘eksitim elektronik’ dhe ndodh kur gazet sulfurike digjen në të tilla temperatura të cilat ‘nxisin’ elektronet. Kjo gjendje bën që elektronet të rikthehen menjëherë në një gjendje ‘qetësie’, duke prodhuar si ekses energji në formën e dritës (blu).

Njëjtë si në Java, fotografi francez ka mundur ta fotografojë fenomenin mbresëlënës edhe në vullkanin Dallol në Etiopi. Por ndryshe nga atje, vullkani Kaëah Ijen në Java, ka koncentrime të larta të gazit sulfurik