Arbnora Fejza pritet të thyejë sërish rekord “Guinness”, kësaj here me flamurin e kombit

Në prang të ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një grua nga Kosova, ka menduar të krijojë një mozaik që pritet të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

Fjala është për Arbnora Fejza- Idrizin, gruaja e cila pak vite më parë theu rekord me flamurin e Kosovës, i krijuar si një mozaik me origami.

E duket se javën e ardhshme, rekordi i saj do të thyhet sërish, po nga Fejza. Arbnora ka krijuar një flamur gjigand të Shqipërisë, i cili ngjan me të vërtetë mbresëlënës.