Është veçse 12 vjeçar, por ky vogëlush ka një talent të lindur në sportin e tenisit. Fjala është për Ares Ferhatin, të riun që aktualisht ka fituar tre turne radhazi të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit.
Ferhati është paraqitur në formë të shkëlqyer edhe përballë konkurentëve evropianë, gjatë turneut që u zhvillua për kategorinë U12. Talenti shqiptar arriti të kualifikohet në çerekfinalen e turneut, duke mundur me rezultat të shkëlqyer konkurentë nga Ukraina (6 – 1/ 6 – 3), nga Italia (6 – 1 / 6- 0) dhe nga Turqia (6 – 0/ 6 – 0)
Në çerekfinale, Ares do të përballet me numrin tre të Gjermanisë në kategorinë ‘junior’, Richard Chanbour.