Arrestohet i riu që shkaktoi aksident në ‘Rrugën e Elbasanit’, udhëtonte nën efektin e lëndëve narkotike

Është arrestuar këtë të martë shoferi i makinës që shkaktoi aksident mbrëmjen e 1 janarit në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.

Në pranga ka rënë 22 vjeçari Andi Kambo. Pas testimit, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. 22 vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara e kësisoj ka humbur kontrollin e automjetit duke çarë barrierat e rrugës e duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.

Si pasojë e aksidentit të mbrëmjes së djeshme, nuk pati persona të lënduar.