Arrestohet “Niçja” i Shijakut

Policia ka arrestuar kreun e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylajn. I njohur dhe si “Niçja” (filozof gjerman i shekullit të XIX), Astrit Avdylaj është prangosur në Shijak, në kuadër të operacionit “Revashni” kryesuar nga prokuroria e strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK)

“Niçja” dilte në bisedat e aplikacioni “Sky Ecc” të dosjes “Metamorfoza3”, teksa komunikonte me personazhe tjerë të botës së krimit për vrasjen e Durim Bamit, një tjetër figurë e njohur e botës së nëndheshme të krimit.

Sipas bisedave në fjalë, Avdylaj kishte siguruar kushtet për Ervis Martinajn, ish deputetin Arben Ndoka e tjerë elementë të krimit, për vrasjen e të ‘fortit’ të Niklës, Durim Bamit.

Ndaj tij rëndon deri më tani akuza për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

“Operacioni u krye në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Kapet dhe vihet në pranga shtetasi Astrit Avdyli, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e  Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni “Revanshi” vijon” -thuhet në njoftimin e policisë.