Çdo njeri i ka bërë pyetjen vetes… çfarë ndodh pasi vdesim? Miliarda mendojnë se bota ku jetojmë, është veçse kalimtare. Se një tjetër botë e pret shpirtn e njeriut.
Pikërisht mbi një prej pikpyetjeve më të mëdha, është diskutuar në episodin e fundit të Podcast me Elvis Naçin.
Elvisi shpjegon se çfarë thotë Islami në lidhje me këtë pyetje dhe si i merr Krijuesi njerëzit e mirë nga kjo botë. Në veçanti si janë momentet e fundit të njeriut në këtë botë dhe çfarë ndodh kur shpirti largohet nga trupi.
Si ndodh vdekja? Si është procesi? Çfarë ndodh në atë moment, kur transferohesh në një botë tjetër…
Elvisi: Unë do të mundohem të shpjegoj, se çfarë do të bëjë Zoti me njerëzit e mirë dhe do të kuptohet, që e kundërta e saj është me njerëzit e këqinj.
Allahu i madhëruar thotë në Kur’an (në suren Fussilat)
“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.”-thuhet në ajetin e Kur’anit.
Në çastet që një person jep shpirt, i zbresin këtyre njerëzve engjëjt. I thonë dy gjëra, mos u frikëso, mos u dëshpëro (pikëllo). Pra është ai çasti, nëse ju ka ndodhur të shihni, kur njeriut i hapen sytë dhe përqendrohet në shikim, kur është ende në vetëdije.
Biles ka një proces tjetër, kur ëngjëlli vjen, syri hapet plotësisht. Ky çast nuk zgjat shumë, disa sekonda dhe aty mbaron çdo gjë. Zoti ka llogaritur edhe thithjen e fundit të oksigjenit, çdo gjë është brenda matematikës universale, asnjë njeri nuk mund të jetojë një thitje oksigjeni më shumë se ç’ja ka caktuar Zoti i madh, kështu është me Kur’an.
Në çastet që shpirti transferohet, ëngjëjt i thonë ato dy shprehje, mos u frikëso, mos u dëshpëro. Dijetarët na shpjegojnë, shprehja e parë nënkupton se shpirti po udhëton në një dimesion tjetër, është i frikshëm, në sensin se njeriu e ka frikë të panjohurën. Ëngjëjt e sigurojnë duke i thënë mos u frikëso. Aty shpirti qetësohet.
Dhe shprehja e dytë, mos u dëshpëro. Në kohën që dikush ndërron jetë, mund të ketë të afërm aty. E kështu shprehja nënkupton, mos u dëshpëro për njerëzit e tu, se as ata nuk i ka harruar Zoti.
Por çfarë ndodh më tutje me shpirtin e njeriut? Kush e pret shpirtin në dyert e xhenetit? Elvisi tregon dhe një histori domethënëse… si komunikuan përmes ëndrrës dy shokë të ngushtë, pasi njëri prej tyre ndërroi jetë.
Ndiqeni në klipin e mëposhtëm