“Asnjëherë s’të lë vetëm o bir” Nëna nga Kosova qan për djalin 3 vjeç, lutet për ndihmën e bamirësve

Me të birin në krahë, duke qarë me lot e duke u lutur për mrekullinë. Kështu i kalon ditët kjo nënë nga Kosova, e cila përballet me sprovën më të madhe të jetës, i biri tre vjeçar ende nuk mundet të ecë, flasë apo qëndrojë ulur. Edhe pse tre vite kanë kaluar, Ardiani nuk ka thënë asnjëherë nënë apo baba, kjo sepse ai është prekur nga një paralizë cerebrale.

Me djalin e vogël që nuk e shkëput kurrë nga krahët e saj, Albulena i thotë të birit se kurrë nuk do ta lërë vetëm.

Nëna të do shumë… asnjëherë nuk do të lë vetëm, do të kujdesem gjithmonë për ty. Do të luftoj, vetëm që ti të bëhesh mirë.”,thotë mes lotëve nëna nga Prizreni.

Fatmirësisht për vogëlushin ka shpresa që ai të kurohet dhe t’i rikthehet jetës normale. Por familja nuk i ka mundësitë ekonomike për të përballuar kurimet e nevojshme për djalin. Të pamundur përballë sprovës së rëndë, Albulena i lutet me shpirt shqiptarëve për ndihmë.

Donate Button

Ka shpresa për t’u shëruar në Itali. Trajtimi është shumë i kushtueshëm. Neve mundësi nuk kemi. I lutemi të gjithë shqiptarëve dhe Elvis Naçit, që të na ndihmojnë.”-thotë nëna e 3 vjeçarit.