Athinë: I lënë në mëshirë të fatit nga fëmijët, shqiptarja gjen të moshuarin të vetëm në banesë, në gjendje kritike

Shqiptarja banon në Athinë dhe atje punon me pastrimin e banesave të të moshuarve. Së fundmi, ajo është telefonuar nga një e moshuar, e cila i ka kërkuar ndihmë për të parë se çfarë po ndodhte me fqinjin e saj, një burrë në moshë të thyer. E moshuara ka kërkuar ndihmën e shqiptares pasi ajo vetë ka probleme me shikimin.

Shqiptarja i ka ardhur në ndihmë. Me të hapur derën e të moshuarit, gruaja është përballur me një skenë që i ka thyer zemrën. Në banesë i moshuari ishte në shtrat, në një gjendje tepër kritike. Trupi i tij ishte dobësuar në atë masë, saqë ai nuk lëvizte më dot.

Në rrëfimin e saj shqiptarja tha se i moshuari ishte në gjendje kome. Ajo më tutje tregoi se i moshuari kishte dy fëmijë, ndërsa me njërin prej tyre arritën të kishin kontakte. Ky i fundit u kishte thënë se nuk i interesonte babai, pasi me të kishte 30 vite që nuk fliste.

Rrëfimi i shqiptares:

Prsh! Dua te Ndaj me ju kte qe sot me ka prekur thell ne shpirt. Shkova ne pun edhe aty ku po punoja nje grua me kerkoj ndimë qe te shkonim ke shtepia e komshiut vet se ai nuk po hapte telin. Ajo vetem nuk shkonte se nuk shikon fare nga syte. Esht 70 vjece, dua te them se ajo nuk shikon po donte te interesohej per komshiun qe ishte I semur edhe qe nuk hapte telin. Shkuam aty ca te shikojn syt, ai esht ne gjendje kome, kemi gjith diten qe po kerkojm familjar per te se po vdes, ka 2 femije, kur morem cunin tha nuk me intereso kam 30 vite qe nuk flas me babin… kjo histori me ka prekur shuuuuuuum sot. Ku kan arrit njerzit e femit.”

Në banesë kanë mbërritur ekipi i mjekëve të urgjencës, ndërsa gruaja shqiptare ka filmuar  për disa momente.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA