Autoboti me karburant përfshihet në flakë në autostradën Tiranë- Durrës

Një aksident që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Një automjet që transporton karburant është përfshirë nga flakët pasditen e të premtes në autostradën Tiranë- Durrës. Si pasojë e flakëve është lënduar një 20 vjeçar me inicialet Xh.K si dhe një 35 vjeçar me inicialet E.P. Dy të rinjtë janë punonjës të karburantit ku po shkarkonte autoboti.

Të dy janë transportuar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit e policia. Fatmirësisht zjarri është izoluar dhe pas disa minutash shuar tërësisht.

Grupi hetimor ndodhet në pikën e karburantit ku ndodhi incidenti dhe po punon për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes,