Baba i 6 fëmijëve… ky është punëtori shqiptar që humbi jetën në Maltë

Pak ditë më parë dy punonjës shqiptarë në Maltë u aksidentuan në vendin e punës, kur çatia e godinës ku ata punonin u shemb ndërsa rrënojat zunë poshtë dy punëtorët. Njëri prej tyre, mundi të dalë i vetëm nga rrënoja, por 51 vjeçari Bari Balla tragjikisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

51 vjeçari me origjinë nga Librazhdi punonte prej 2 vitesh në Maltë. Ai punonte me dhëndrin e tij, punëtori tjetër i cili i shpëtoi vdekjes.

Balla ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli ishte veçse 12 vjeç.