Baba i dy fëmijëve të mitur… 38 vjeçari shqiptar humb jetën në Greqinë fqinje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Volos të Greqisë, atje ku një 38 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. I riu, baba i dy fëmijëve 5 e 11 vjeç, po kryente punë pastrimi fill pas përmbytjeve që kapluan zonën javën që lamë pas. Një makineri i ka zënë dorën 38 vjeçarit, duke bërë që ai të përfshihet në të e të humbë jetën.

38 vjeçari jetonte në Trikeri me familjen dhe la pas dy jetimë.

trikeri-karnagio-1-768x576
trikeri-karnagio-4
trikeri-karnagio-5-1024x768

Sikur të mos mjaftonte vdekja tragjike e shqiptarit, pak orë më vonë një tjetër i ri humbi jetën po në Volos. Një 28 vjeçar grek, po ashtu punëtor që mirëmbante makineri në një zonë industriale atje, humbi jetën në vendin e punës. Në rrethana ende të paqarta, shkruan media greke, 28 vjeçari është plagosur rëndë pasi një prej makinerive ka hyrë në punë. 28 vjeçari ka ndërruar jetë më vonë.