Baba i tre fëmijëve të mitur, ndërron jetë në Itali 38 vjeçari shqiptar

Një tragjedi e re në rrugë, jeta e babait të tre fëmijëve këputet në mes. Kështu shkruan media italiane në lidhje me vdekjen tragjike të një 38 vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në një qytezë të vogël në Vicenza.

Altin Lekaj po udhëtonte me motorin e tij në komunën e Tezze për të arritur në një zonë industriale (atje ku punonte si punëtor). Para të ndjerit një grua 63 vjeçare që drejtonte makinën ka frenuar. 38 vjeçari nuk ka mundur të ndalojë në kohë dhe është përplasur me makinën, duke dalë në korsinë tjetër.

Në atë moment, ai është vënë përfund nga një tjetër makinë që drejtohej po nga një grua, 53 vjeçare. Kjo e fundit nuk ka mundur dot të evitojë të përplasë të riun, i cili ka humbur jetën në rrugë. Mjekët e urgjencës kanë tentuar ta reanimojnë në vendin e ngjarjes, por gjithçka ka qenë e kotë. Babai i tre fëmijëve është larguar nga kj botë.

Një lajm që kurrë nuk do të doja ta merrja. Do të ndihmojmë të shoqen dhe djemtë e të ndjerit”-tha kryebashkiaku i komunës atje.