Babai 60 vjeçar, vëllai dhe i fejuari rrahin 29 vjeçaren në Vlorë

Babë e bir së bashku me ‘dhëndrin’ janë bërë bashkë dhe kanë rrahur një 29 vjeçare aqsa për ta dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se shkak i dhunës ka qenë një përplasje për motive të dobëta. Babai 60 vjeçar, i biri 26 vjeç dje i fejuari 34 vjeçar i vajzës janë bërë bashkë dhe ka dhunuar fizikisht 29 vjeçaren.

Kjo e fundit ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e 60 vjeçarit, policia gjeti dhe një armë gjaku me municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.  Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.