“Babai e dhunonte vazhdimisht” Dëshmia e fëmijëve dhe  vëllezërve të 41 vjeçares që i dha fund jetës

Duket se dhuna e vazhdueshme fizike e psikologjike është shkaku kryesor që e ka çuar 41 vjeçaren Bedrie Loka të vetëflijohet.

Të paktën kështu të shtyjnë të besosh të dhënash e reja të zbuluara nga autoritetet dhe dëshmitë e dy prej fëmijëve të të ndjerës që piu fostoksinë në banesën e saj më 2 janar.

Vajza e madhe e çiftit, ka treguar para hetuesve se i ati vazhdimisht e dhunonte 41 vjeçarin.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe vëllezërit e të ndjerës, të cilët po ashtu në dëshmitë e tyre kanë pranuar se “ai ashtu është”, ku janë pyetur nëse kanë dijeni për raste të dhunës në familje.

Një tjetër detaj që ka shtyrë autoritetet të prangosin dhe hetojmë më thellë mbi këtë pistë, ka qenë fakti se bashkëshorti 45 vjeçar i të ndjerës, ka fshehur celularin e tij, duke ia dhënë të motrës. Telefoni është në duart e autoriteteve dhe aty janë zbuluar mesazhe e video kërcënuese që 45 vjeçari Xhemal Loka i kishte dërguar të shoqes.

Hetuesit ndërkohë kanë vijuar punën për të zbuluar se kush e hapi adresën false në ‘Tik Tok’. Një grup ekspertësh të IT-së po punojnë për të zbuluar kush fshihet pas profilit ku denigrohej e ndjera, nënë e 4 fëmijëve.