Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën (30 tetor) në fshatin Vreshtas të Maliqit, atje ku një burrë ka goditur me thikë të birin adoleshent pas një sherri për motive të dobëta.
Burri është arrestuar nga policia, ndërsa i biri 15 vjeçar është dërguar në spital për mjekim. Fatmirësisht adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa goditjen e ka marrë në pjesën e brinjëve.
Në dëshminë e tij, babai ka treguar se të birin e ka goditur me biçak pas një sherri të momentit.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka, babai i 15 vjeçarit.
“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njoftoi policia.