Babai godet me thikë të bijën në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Prizren, ku një baba ka goditur me thikë të bijën 21 vjeçare.

E reja është dërguar në urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është prangosur nga policia.

Siç raporton media vendase, dyshohet se babai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Pas një debati me të bijën, ai ka marrë thikë dhe e ka sulmuar.

Burri ka qenë dhe më parë i akuzuar për dhunë në familje. 21 vjeçarja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.