Babai i shtrëngon dorën të birit me tumor në kokë: Të ka jetë babi, mos u mërzit o shpirti im

“Do të shërohemi, do të luajmë prap futboll”…. e teksa thotë këto fjalë, Artanit i shkojnë lotë nga sytë. I shtrëgon fort dorën djalit të tij 13 vjeçar që prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spital në Tiranë.

Në janar të këtij viti të ri, për këtë baba erdhi lajmi më i dhimbshëm që mund të presë zemra e një prindi. Noeli i tij është prekur nga tumori në kokë. Sëmundja është agresive dhe për 13 vjeçarin nuk ka kurë në atdhe.

Donate Button

Me zemrën e copëtuar, Artani mundohet të mbajë veten të fortë përpara syve të të birit, dhimbjet e krizat të të cilit ndonjëherë nuk e lënë as të hapë dot sytë.

 “Ne do të shërohemi, do të luajmë futboll prap. Të ka jetë babi, o shpirti im, mos u mërzit o zemra ime, do të shërohemi të dy bashkë, do të ecim të dy bashkë. Zoti do të bëjë të mirën për ty, për mua… të kam yll, o shpirti im”-thotë mes lotëve babai i Noelit.