Babai i tre fëmijëve kërkon ndihmën e shqiptarëve…


Fëmijët i kanë dhënë kuptim jetës së Blerimit, por prej disa kohësh ai përballet me një sëmundje të rëndë. Dhimbjet që Blerimi provon janë të vogla, krahasuar me dhimbjen dhe frikën e madhe… të mos lërë fëmijët e tij jetimë.
Përmes një mesazhi drejtuar për “Shqiptarët për Shqiptarët”, Blerimi lutet për ndihmë. Ai vetë dhe familja nuk i kanë mundësitë financiare për të kryer një ndërhyrje jashtë shtetit. Blerimi i është drejtuar me një lutje për ndihmë shqiptarëve.

Mesazhi

Une jam babai i tre femijeve qe i po i rris me shume sakrifica, por sot jam i sprovuar me jeten time, vuaj nga semundja e kancerit qe po ma merr jeten. Nuk kam shume kohe per te jetuar, dua te bej nje operacion vetem per keta femije qe mos i braktis se jane akoma te vegjel per t’i lene jetime. E di qe shume prej jush kane hallet e veta, edhe per mua nuk eshte e lehte te kerkoj ndihme, por dua te jetoj e t’i perkedhel edhe pak sa te rriten. Cdo dy dite shkoj ne spital sepse masa e tumorit qe kam ne fytyre rrjedh gjak dhe duhet pastruar, por se fundmi kjo semundje po me merr jeten dhe doktoret me kane dhene pak dite. Duhet te operohem urgjent jasht shtetit dhe per hater te Zotit se vetem Ai ju shperblen me ndihmoni te mos i le femijet jetim. Kush te mundet ta shperndaje kete mesazh qe te mblidhet shuma prej 45 mije eurosh per spitalin dhe trasportin ajror. Me shume respekt per ju, nga nje baba i sprovuar qe po ju kerkon ndihme.
Me shprese tek ju Blerim Ademi.