Ballsh: Makina përfundon në kanal pas përplasjes me furgonin, në spital babai me të bijën 12 vjeçe

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në rrugën Fier- Ballsh, ku një furgon është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes, vetur e drejtuar nga një 65 vjeçar ka përfunduar në kanal. Në automjetin e këtij të fundit ishte pasagjere dhe vajza e tij e mitur, 12 vjeçare. Babë e bijë janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.