Banesa në Burrel përshihet nga flakët, ndërron jetë gruaja 41 vjeçare

Një grua 41 vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Burrelit si pasojë e një zjarri që i dogji banesën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të së hënës.

Zjarri ka përfshirë banesën e nënës së viktimës.

41 vjeçarja dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe ka humbur jetën.

 “Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C)”, njoftoi policia.