Bashkëpunëtor i Vulin, kush është spiuni serb i arrestuar në veri të Kosovës

I njohur me nofkën “Drug Crni” në rrethinat e Beogradit, është arrestuar nga policia e Kosovës në veri të Mitrovicës një shtetas serb i quajtur Marko Knezheviç.

Knezheviç u arrestua në banesën e tij në rrugën “Vllado Çetkoviç” në veri të Mitrovicës. Media e Kosovës shkruan se i dyshuari ka përdorur disa identitete dhe një dokumentacion të falsifikuar të një personi me nacionalitet serb që kishte kohë që kishte ndërruar jetë.

Në banesë i është konfiskuar dhe dokumentacioni si pjesëtar i Ministrisë së Brendshme serbe, dokumenta dhe disa laptopë. I arrestuari dyshohet se është një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish drejtorit të BIA-s serbe Aleksandar Vulin. Shpesh herë në raste të caktuara, Knezheviç është hequr si gazetar, mbulin të cilin e ka përdorur për të përcjellë nga afër zhvillime e situata të caktuara në veri të Kosovës.