“Vajza doli nga reanimacioni, çdo u bë në kohë rekord. Falenderoj Fondacionin Firdeus që na e mundësoi dhe të gjithë shqiptarët që na ndihmuan.”
Këto janë fjalët e nënës së Reluelës, teksa vajza e saj bëhej gati për t’u nisur drejt Italisë fqinje.
E prekur nga një tumor në kokë fill pasi i mbushi 15 vjeç, Reluela e vogël dergjej në spitalin e Tiranës pa shpresa për përmirësim.
Brenda një kohë të shkurtër, shqiptarët zemërmirë ia mundësuan asaj kurimin e specializuar.
“Hë zemra babit, do të bëhesh shumë mirë… bëhu e fortë o zemra babit”-i thotë babai të bijës pak para nisjes drejt aeroportit.