Në serinë e radhës në Podcast, Elvisi na rrëfen mes emocioneve një histori personale që i ka ndodhur pak muaj më parë, kohë kur për Umre u nis e shoqja, Fatma.
Elvisi: Shkon bashkëshorjtja ime për Umre. Tani, para pak muajsh. Në Qaben e Madhërueshme, e di vetë se çfarë ndodh atje. Po e them si me shaka, iku normal dhe më iku nga duart. Sepse atje është gjithçka shpirtërore. Unë vijoja jetën normale këtu. Ajo më shkruante, e shikoja që ishte në qiellin e shtatë. Bën Umren për vete dhe pastaj, është ai Mikati i Aishes. Po të shkosh, ka mendime se mund të bësh dy Umre kur je atje. Është vendi ku e ka bërë praktikën Aishja r.a
Më thotë, “dua të bëj dhe një Umre tjetër”.
I thashë që të mos lodhet… “A e bërë Umren për veten? Pse nuk fal namazin në Qabe?
Por ajo e kishte ndarë mendjen. Atje në fakt, është dimension tjetër, nuk ka lodhje. Kur kanë qenë afër për të arritur, për të bërë nijetin, më shkruan sërish… “A ta bëj Umren për ty?”
I thashë (qesh)… “Po unë s’kam vdekur akoma, jam gjallë… unë shyqyr Zotit jam mirë.” (qesh)
“Po për këtë ta bëj?” më thotë.
I thashë, “Bëje për babin, për tim atë”
Më tha mirë…
Por çfarë ndodh më pas? Ndiqeni këtu rrëfimin e Elvisit (historia fillon nga minuta 52-të)