Bekim Balaj vendos të tërhiqet nga Kombëtarja

Sulmuesi kuqezi Bekim Balaj ka vendosur që të dorëhiqet nga kombëtarja. Pas 48 ndeshjesh me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, Balaj i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Silvinjo, stafit teknik e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij Balaj ka shënuar 9 gola. I pari gol i Balajt ka qenë dhe ai më domethënësi, i cili u realizua kundër Portugalisë, duke i dhuruar fitoren kuqezinjve e duke i hapur derën për t’u bërë pjesë për herë të parë Shqipërisë në kampionatin europian.

Federata e Futbollit falënderon sulmuesin Bekim Balaj, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen.