“Bekuar qofsh”  I riu nga Fieri i dorëzon zonjës portofolin e humbur: Atje kisha paratë e qirasë

Një vepër e mirë, sado e vogël qoftë, nuk humbet kurrë. Ky është rasti i një të riu nga Fieri, i cili gjeti një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe ia dorëzoi të zonjës.

Kjo e fundit ka treguar përmes JOQ, se paratë e gjetura prej të riut ishin qeraja mujore, ndërsa në portofol kishte po ashtu dhe tjera sende me vlerë.

“Para disa ditesh humba portofolin me nje shume te konsiderueshme lekesh dhe gjera te tjera te rendesishme. Sot portofoli eshte ne doren time dhe kjo fal njerezve te mire qe kane ngelur akoma por qe jan ne zhdukje e siper dhe ky eshte nje djal i ri nga Fieri me emrin Astrit.Te falenderoj shume Astrit.
Qofsh i bekuar gjithe jeten”,-
shkruan zonja.