Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Osmëzezë të Beratit, atje ku një 46 vjeçare ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.
E ndjera, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit dhe ka humbur jetën në vend.
Rreth orës 08:00, shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Osmëzezë, dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti.