Berat, banesa e 73 vjeçarit shkrumbohet nga flakët, i moshuari shpëton pa lëndime

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë hënë në Berat. Godina në pronësi të një të moshuari u përfshi nga flakët si pasojë e një defekti të dyshuar në linjën elektrike. Fatmirësisht, 73 vjeçari ka shpërtuar pa marrë lëndime.

“Rreth orës 12:00, në lagjen “Donika Kastrioti”,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J.K., 73 vjeç dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në linjën elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.