Berat: Makina me 4 familjarë bie në kanal pasi një makinë tjetër i pret rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Berat- Lushnje, në afërsi të fshatit Moravë. Një makinë e tipit ‘Toyota’ i ka prerë rrugën një makine tjetër me targa gjermane ku udhëtonte një familje me dy fëmijë.

Automjeti i këtyre të fundit ka përfunduar në kanal, ndërsa të plagosur kanë mbetur burrë e grua së bashku me dy fëmijët 14 e 9 vjeç.

Mjekët e spitali thonë se pjesëtarët e familjes kanë pësuar lëndime e shembje në pjesë të ndryshme të trupit, por që fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Drejtuesi i mjetit që solli aksidentin, është shoqëruar nga ana e policisë. Testet i janë kryer dhe priten rezultatet nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo të alkoolit.