Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në zonën e njohur si “Dogana”.
Për shkaqe ende të panjohura, makina me tre persona në bord është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Në mjetin tip Hunday ndodheshin dy vëllezër dhe një grua. Të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit.
