Beratasi humb jetën gjatë punës në një banesë në Roskovec, bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 43 vjeçar ka humbur jetën në Roskovec pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja tragjike ndodhi në banesën e një personi, ku viktima kishte shkuar për të kryer disa punime. 43 vjeçari me inicialet S.B është paraqitur në qendrën shëndetësore të Roskovecit pa shenja jete. Viktima jetonte në Berat.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.