Bëri parakalim të gabuar e goditi për vdekje 56 vjeçarin me motor, arrestohet lezhjani

Policia e Lezhës ka vënë në pranga shoferin e një furgoni i cili rezulton të jetë përgjegjës për aksidentin që i kushtoi jetën një 56 vjeçari.

Aksidenti ndodhi të premten në rrugën Lezhë- Milot. Sipas hetimit të autoriteteve, shoferi i furgonit i identifikuar si Mark Macaj, ka hyrë në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me motoçikletën që drejtohej nga Pavlin Ndoj, 56 vjeçar.

Ky i fundit mori plagë serioze. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.

Policia e ka arrestuar këtë të shtunë shoferin e furgonit, duke e akuzuar për veprën e ‘shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.