Edhe pse në moshë të thyer, Hamit Zharri i falet Zotit çdo ditë dhe në këtë muaj të bekuar të Ramazanit agjëron duke respektuar një ndër shtyllat themelore të Islamit. Besimtar i devotshëm dhe hoxhë në fshatin Polis në Librazhd, Hamit Zharri tregon se me besimin në Islam e njohur stërgjyshi.
Edhe në kohën e regjimit komunist dhe në vitet kur Shqipëria u bë i vetmi vend ateist në glob, Hamiti tregon se është falur dhe ka agjëruar… edhe pse në fshetësi.
“Në mënyrë të maskuar i bënim ritet fetare në atë kohë. Zoti thotë sa të keni mundësi për agjërimin. Ne maskoheshim në atë kohë. Ditën shpesh herë nuk e mbanim agjërimin sepse kuptohej. Namazin natën e bëja, ditën s’mundesha por natën mundeshim. Mbyllnim dyert e penxheret me batanije, sepse mund te dalloheshim prej dritës…
Familja e ka të trashëguar besimin islam që nga stërgjyshi, gjyshi, babai dhe unë vetë. E kemi ruajtur traditën, sepse islami është një fe shumë e pastër, nëse e realizon me shpirt e trup. Stërgjyshi po ashtu i vijonte ritet fetare, duke u maskuar.”-rrëfen i moshuari në një intervistë për abcneë.al
Në kohën e komunizmit, kujton Zharri, shumë libra të fesë iu dogjën, por plot të tjera, ai dhe familja mundën t’i ruajnë duke i fshehur apo groposur.
“Kemi patur libra shumë të vlefshëm, u munduam t’i ruajmë. Kemi hapur një gropë, i izoluam dhe mundëm t’i ruajmë… por shumë libra na i dogjën, na i zhdukën.”-tregoi 86 vjeçari.
I moshuari vijon të agjërojë dhe të jetë një shembull në fshatin e tij, duke afruar në fenë islame shumë banorë të zonës.