Riad Mehmeti vuan nga paraliza cerebrale, jeta e tij është e lidhur me karrigen me rrota…. por kjo nuk e ka ndaluar të riun, që çdo ditë të zgjohet me synimin për të punuar e ndihmuar për krijimin e hapësirave të përshtatshme publike për njerëzit me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Radio Evropa e Lirë i ka kushtuar një artikull arritjeve dhe orvatjeve të Riadit për të bërë mirë në shoqërinë shqiptare.