Binjakët u nisën për kurim, gëzimi i prindërve: Një mrekulli e Zotit, mezi pres të mund të përqafoj fëmijët

“Mezi po pres që të kthehem në atdhe me dy fëmijët e mi në krahë, me ëngjëjt e mi.”

Këto janë fjalët e nënës së Gajusit e Melodisë, dy vogëlushëve binjakë që u dërguan për kurim në ‘Bambino Gesu’ falë mijëra e mijëra donacioneve të dhëna nga shqiptarët.

Nëna e binjakëve gëzon pa masë, ndërsa në portretin e saj gjen shpresën dhe forcën për të ecur përpara, për të shpresuar e për t’ju lutur Zotit që kurimi i djalit e vajzës së saj të shkojë vaj.

“Kam qëkur isha shtatzënë që e pres atë moment, t’i përqafoj. Jemi shumë të gëzuar. Ishte një mrekulli e Allahut. Falenderoj të gjithë shqiptarët për këtë mundësi që më dhanë, që të shpëtoj fëmijët e mi.”-thotë nëna e binjakëve.