Bota iu kthye përmbys kur mbushi 15 vjeç… vajza e prekur nga tumori kërkon ndihmën e shqiptarëve bamirës

Reluela është veçse 15 vjeçe. Gjithçka shkonte mirë, kishte festuar ditëlindjen… kur krejt papritur, e gjithë jeta e saj u kthye përmbys.

Ela vogël u diagnostikua me tumor agresiv. Sëmundja i ka shkaktuar hemorragji në tru . Reluela qëndron e shtruar në spital, ndërsa prindërit e vajzës janë të tronditur nga lajmi i rëndë.

Shpresat për Reluelën janë të pakta në atdhe. Ajo ka nevojë të niset në Italinë fqinje për kurim të specializuar dhe një ndërhyrje në kokë. Prindërit nuk i kanë mundësitë dhe mes lotëve e ngashërimave luten për ndihmë.