Brazili nën valët e të nxehtit ekstrem, temperaturat kapin një rekord prej 44.8 C

Temperaturat në Brazil kanë shënuar një rekord të ri historik, duke kapur vlerën e afro 45 gradëve celsius. Një valë e fuqishme e të nxehtit e njohur si fenomeni “El Nino” ka prekur thuajse të gjithë vendin atje, duke sjellë temperatura ekstreme.

Në qytezën e Araçuai, në shtetin e Minas Gerais, termometri shkoi në 44.8 gradë, duke thyer rekordin e mëparshëm të të nxehtit, regjistruar në vitin 2005.

Si pasojë e vapës thuajse në mbarë vendin janë lëshuar paralajmërime që qytetarët të kenë kujdes në orët e pikut. Vala e të nxehtit mbërrin një muaj para nisjes së verës, e cila në hemisferën jugore të planetit mbërrin në fund të muajit dhjetor e përfundon në mars.