Brenda 24 orëve shqiptarët mbledhin 120mijë € për kurimin e 12 vjeçares me leuçemi

Jeta e një vajze 12 vjeçe do të mund të shpëtohet, e kjo falë reagimit të jashtëzakonshëm të mijëra e mijëra shqiptarëve zemërmirë që dhanë diçka nga vetja për Albjonën e vogël.

Në emisionin “Për Shqiptarët”, babai i vogëlushes u mbush në lot gëzimi kur mësoi se paratë për kurimin e vajzës së tij ishin mbledhur nga mijëra donacione të shqiptarëve. Lajmin e mirë e përcolli Elvis Naçi, i cili i tha babait të Albjonës se falë bamirësisë, 12 vjeçarja do të kurohet në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Italinë fqinje.

Elvisi: Ne këtë emision, e bëjmë për të treguar se shumica e shqiptarëve nuk ia mbyllin derën shqiptarit të tyre. Vëlla ma jep dorën. Ne mbrëmë e kemi publikuar gofund me dhe pa kaluar mirë 24 orë, unë i jap lajmin këtij burri të sprovuar, 120 mijë dollarë janë mbledhur për Albjonën.

Albjona u diagnostikua me leuçemi afro 3 javë më parë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej me kalimin e ditëve.