Brenda 4 vitesh jemi në Mars thotë Elon Musk… shumë qeshin, disa shohin qëllimin e miliarderit

Nga të shumta mesazhet politike që Elon Musk hodhi në rrjetin social ‘X’ kohët e fundit, njëra prej tyre binte menjëherë në sy dhe tërhoqi vëmendje mjaft të madhe.

Sipas miliarderit, njerëzit do të jenë të aftë të shkojnë në planetin Mars brenda 4 viteve kohë.

“I pari ‘Starship’ drejt Marsit do të lëshohet brenda dy viteve, kur dritarja e transferimit mes Tokës e Marsit të jetë e hapur. Udhëtimet do të jenë pa njerëz, për të testuar fillimisht uljen në Mars. Nëse këto ulje shkojnë mirë, atëherë ekuipazhi i parë që do të fluturojë drejt Marsit do të jetë brenda 4 viteve. Numri i fluturimeve do të rritet eksponencialisht prej atëherë, me qëllimin për të krijuar një qytet të vetëqendrueshëm brenda 20 viteve. Fakti i t’u bërit qenie multiplanetare, do ta rrisë ndjeshëm jetëgjatësinë e ndërgjegjes, pasi prej saj nuk do të kemi nevojë që të gjitha ‘vezët’, literalisht dhe metabolikisht, të jenë veçse në një planet.”-shkroi Elon Musk në ish rrjetin social ‘Tëitter’, të cilin ai vetë e bleu vitin e kaluar duke i ndryshuar emrin në ‘X’.

Kësaj deklarate, “The Guardian” i ka kushtuar një artikull, orvatje për të analizuar pretendimin e Musk dhe reagimet e shumta që ky mesazh mori..

“Dukej një mburrje e zbukuruar, madje edhe për standardet e njeriut më të pasur të globit”-shkruan The Guardian.

Nga ana tjetër, sipas agjencisë hapësinore amerikane e cila bashkëpunon me kompaninë ‘SpaceX’ të Musk, do të ishte e “guximshme” të pretendohej se njeriu mundet të shkojë në Mars para vitit 2040.

Të shumtë janë ata që e shohin këtë deklaratë të Elon Musk, si një tjetër shembull të arrogancës së miliarderit. Por disa analistë, vë në dukje ‘The Guardian’, shohin njëfarë sensi në qëllimin e Musk për të shkuar sa më parë në Mars.

Vendosja e një kolonie me njerëz në Mars, brenda një harku kohor 20 vjeçar, nuk është një objektiv i pamundur, pasi sipas tyre mbërritja e një anijeje kargo (me ushqimet e pajimet e nevojshme) për të parët eksloratorë, është një objektiv i mundshëm.

“Nëse do të diagnostikoja pse tani për të vendosur këtë afat kohor shumë agresiv për Marsin, është pjesërisht për të treguar se SpaceX nuk po ngadalësohet, dhe është ende startup-i inovativ”, tha Matthew Weinzierl, profesor i administrimit të biznesit në Shkollën e Biznesit të Harvardit, i specializuar në ekonominë e hapësirës.

Weinzierl vuri në dukje se të ardhurat nga operacionet e tjera të hapësirës komerciale të Musk, veçanërisht sistemi i internetit satelitor Starlink dhe rrjeti i tij simotër i militarizuar Starshield, janë thelbësore për financimin e objektivave të tij.

Por, ngjashëm me raketat e ripërdorshme Falcon dhe kapsulat Dragon, që e kanë bërë transportin me kosto të ulët të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pothuajse rutinë, modeli i rinovimit dhe ripërdorimit të SpaceX mund të funksionojë edhe për Marsin.

“Është gjithmonë e vështirë të dihet saktësisht se si SpaceX po i llogarit këto gjëra sepse është private, por mund ta imagjinoni se si ata e mendojnë këtë si diçka që mund ta financojnë në mënyrë të pavarur me të ardhurat nga këto linja biznesi, të cilat ata do të përpiqen të vazhdojnë t’i rrisin me fonde shtesë nga investitorët dhe mbështetësit e tyre të shumtë, dhe potencialisht më shumë financime publike”, shtoi Weinzierl.

Settings

Por vendosja e një milion njerëzve në Mars? Kjo është një pyetje krejtësisht tjetër”, vazhdoi ai.

Pushtimi i sfidave praktike dhe teknike të një sipërmarrjeje të tillë është një tjetër pengesë, duke qenë se Starship ka kryer vetëm katër fluturime testuese, ku dy të parat kanë përfunduar me shpërthime. Një fluturim i pestë i planifikuar eksperimental u ndalua këtë javë të paktën deri në nëntor për shkak të shqetësimeve të motit.

Për më tepër, një anije kozmike cisternë ende e pazhvilluar do të nevojitet për të furnizuar me karburant Starship-in në orbitë, në mënyrë që të mund të mbajë një ngarkesë prej 100 tonësh, ose ekuipazhe prej 100 personash në një kohë, në udhëtimin gjashtëmujor për në Mars.

“Ju po flisni për një kohë të konsiderueshme zhvillimi. Ndonëse nuk është e pamundur që kjo të mund të bëhet në kohë për një nisje dy vjet nga tani, është paksa e tepruar,” tha Robert Zubrin, president i Shoqërisë Mars dhe autor i Bota e Re në Mars: Çfarë mund të krijojmë në Planeti i Kuq.