Brenda “Arthur Avenue” në Nju Jork, atje ku ndodhet “Shqipëria e vogël”

“Arthur Avenue” është një rrugë e njohur në lagjen Bronks të Nju Jorkut, atje ku shqiptarët kanë lulëzuar me bizneset e tyre. Dikur zona njihej si Italia e vogël, por tanimë me zgjerimin e bizneseve shqiptare, tanimë vendi ka marrë përshkrimin si “Shqipëria e vogël” në SHBA..

Një shembull i mirfilltë i suksesit të shqiptarëve është restoranti “Çka ka qëllu”, një nga kuzhinat më të njohura e të suksesshme në Nju Jork e më gjerë.

Sot, pronari i biznesit, që shërben ushqime tradicionale shqiptare, Ramiz Kukaj, ka zgjeruar veprimtarinë e tij edhe në dy pika të tjera, në Manhatan dhe Kënektikat. Suksesi i “Çka ka qëllu” nuk varet vetëm nga shumëllojshmëria e ushqimeve, por edhe numri i madh i artefakteve shqiptare, thotë zoti Kukaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kurreshtja e të huajve për të paparën, të panjohurën, është shumë shumë e madhe. Aty është suksesi më i madh i ‘Çka ka qëllu’. Kur një i huaj futet brenda, është si të futesh në një restorant muze. Asnjëherë nuk kam hasur në diçka të ngjashme. Edhe po të kërkosh restorant francez, që e kanë historinë mijëra vjeçare, ose nëse futesh në ndonjë restorant Italian, që është kulmi i kulturës botërore, nuk e gjen një të tillë në Nju Jork”, thotë zoti Kukaj për VOA, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Për më shumë, ndiqni kronikën e publikuar nga Zëri Amerikës