Çmimi Nobel në Kimi i është dhënë këtë të mërkurë tre shkencëtarëve për punën e tyre në krijimin e ‘pikave kuantike’, një krijim i cili ka një gjerësi përdorimesh, nga televizorët tanë deri tek ndihma e madhe që i ofron kirurgëve kur heqin qeliza kancerogjene.
Fituesit janë Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov, të cilësuar si “pionerë në eksplorimin e nanobotës”.
Pikat kuantike janë nano-grimca të krijuara për vetitë e tyre gjysëmpërçuese. Grimcat variojnë nga 2 deri në 10 nanometër (një nanometër është një e miliarda e metrit, 1×10−9 m) ndërsa madhësia e tyre dikton dhe ngjyrën që ato lëshojnë. Kur grimcat kuantike ‘goditen’ nga drita, këto pika lëshojnë një dritë specifike. Sa më të ‘mëdha’ të jenë pikat, drita që do të lëshojnë do të jetë e kuqe e sa më të vogla, drita që do të emetojnë do të shkojë nga e bluja.
Kërkimi në këtë fushë në të ardhmen, do të kontribuojë për krijimin e sensorëve, qelizave më të holla të panelëve diellore si dhe komunikimin kuantik të enkriptuar.