Në vitin 2018 Andreë Fusek Peters mësoi se ishte prekur nga kanceri në zorrë. Ai ishte një shkrimtar për fëmijë, një punë të cilën e la për shkak të përballjes e betejës së gjatë me sëmundjen.
“Isha shumë shumë i sëmurë, në gjendje të rënduar, fizikisht e mendërisht. E në atë periudhë të errët të jetës sime, e dija se duhet të gjeja diçka për të bërë”-tregoi Peters për BBC-në.
Kësisoj Peters vendosi t’i përkushtohet fotografisë, një hobi i vjetër i tij. Gjatë qëndrimeve në oborr apo ecjeve në natyrë, ai pa me një tjetër sy bukuritë e natyrës.
Pas operimit në zorrë për të larguar sëmundjen, Peters u detyrua të qëndrojë në shtëpi.
“Në fillim isha i terrorizuar, nuk dija se çfarë po ndodhte me mua. Një ditë po vëzhtroja në oborr disa flutura, ngjyrat dhe format e tyre…po shihja sesi ato merrnin nektarin nga lulet dhe sesi fluturonin. Mendoja me vete se përse nuk kemi fotografë të këtyre krijesave të bukura…sepse fotografimi i tyre është tepër i vështirë.”-kujton Peters.
Peters nisi kështu të fotografojë këto krijesa të brishta si dhe shpendët, duke përdorur një sistem të fotografimit me shpejtësi të lartë. Rezultatet e kësaj metode, mund t’I shihni në fotot e mëposhtme.