Bulqizë, 55 vjeçari humb jetën në oborrin e shtëpisë… një kamionçinë e mbushur me gurë bie mbi të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtushaj të Bulqizës, atje ku një 39 vjeçar po ngarkonte automjetin me gurë. I riu nuk ka siguruar mirë kamionçinënë, e cila ka rrëshkitur dhe ka rënë në banesën e një tjetër personi, i identifikuar nga policia me inicialet I.D, 55 vjeçar.

Ky i fundit ndodhe në oborrin e shtëpisë, kur automjeti dhe gurët kanë rënë mbi të, duke i marrë jetën.

“Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”-njoftoi policia.