Bulqizë: Shembet një masiv gurësh në minierë, një minator mbetet i plagosur

Një minator në moshën 53 vjeçare ka marrë lëndime serioze gjatë punës në një prej galerive të kromit në Bulqizë. Bilal Sula, me detyrë armator, ka qenë në frontin e punës kur një masiv gurësh është shembur, duke e lënë të plagosur 53 vjeçarin.

Minatori është nisur në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (10 shkurt) në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.

Kujtojmë se vetëm 9 ditë më parë në Martanesh, një tjetër minator në moshën 52 vjeçare mbeti i plagosur kur gurët mbi tavanin e galerisë i ranë përsipër.