Burg përjetë për këdo që i merr jetën një fëmije, pr.ligji për ashpërsimin e dënimeve për dhunën e krimin në familje

Kushdo që vret një fëmijë, do të dënohet përjetë.

Ky është ndryshimi më domethënës i paraqitur në një projektligj të ri, propozuar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri.

Në ndryshimin e propozuar për kodin e procedurës penale, sugjerohet se cilido që i merr jetën një fëmije, do të përballet me akuzën e burgimit të përjetshëm.

Një tjetër ndryshim me rëndësi, është heqja e institucionit të gjykimit të shkurtuar, për rastet e dhunës në familje.

Duke parë numrin në rritje të dhunës në familje e veçanërisht ndaj grave, në projektligj sugjerohet që të akuzuarve t’u hiqet e drejta për kërkimin e gjykimit të shkurtuar. Me fjalë të tjera, cilido që dënohet për vepra të dhunës në familje, nuk do të mund të përfitojë uljen e dënimit në masën e një të tretave.

Drafti pritet të kalojë në komisionet e kuvendit dhe mandej të votohet në Parlament