Kjo e martë ka shënuar të nxehtë ekstrem në Tiranë e qytete të tjera të vendit, ndërsa meteorologët parashikojnë që e enjta të shënojë temperatura edhe më të larta.
Ata qytetarë apo turistë që janë parë në rrugët e kryeqytetit, janë munduar ta përballojnë vapën në mënyra të ndryshme. Disa duke mbajtur çadra apo kapele, ndërsa disa të tjerë duke pirë ujë apo duke u freskuar në trup me ujë.





