Kur flet për nipin, i dridhet zëri. Aleksandri vogël është veçse 10 vjeçar dhe është prekur nga një sëmundje e rëndë, tumori në kokë. Ky i moshuar mbushet në lot teksa rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” se nipi nuk mundet të flasë…
“Jam gjyshi i Aleksandrit. Ai tani nuk flet dot… vetëm të shoqëron me sy. Janë momente mjaft të vështira, të papërballueshme. Në Shqipëri i rrezikohet jeta e mundësitë tona (për ta dërguar jashtë shtetit) nuk janë.. ”-rrëfen i moshuari.
Rrethuar nga dhimbja, i moshuari tregon se nuk i duhet atij jeta, nëse i ikën nipi nga kjo botë. Me lotët që i përshkojnë rrudhat e moshës, i moshuari lutet për ndihmën e shqiptarëve bamirës.
“Ç’e do jetën gjyshi po iku Aleksi… (qan) po iku Aleksi s’kam ç’e dua jetën unë… tjetër nuk kam se çfarë them. Unë i lutem kujtdo, kush ka mundësi, t’ja rikthejmë jetën inshallah me shpresën tek Zoti”