Çeki: 24 vjeçari vret 15 persona në universitetin në Pragë, dhjetëra të tjerë plagosen

Çekia është tronditur këtë të enjte nga një ngjarje e rëndë ku humbën jetën 14 persona, ndërsa të paktën 30 të tjerë mbetën të plagosur. Një student 24 vjeçar ka shkuar i armatosur në një universitet në qendër të Pragës dhe ka nisur të vrasë studentët e tjerë. Në total 14 kanë mbetur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

24 vjeçari mandej besohet se ka qëlluar veten në ambientet e universitetit. Forcat speciale dhe ato të policisë e kanë gjetur trupin e pajetë të të riut.

Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave nga arma automatike e 24 vjeçarit të quajtur David Kozak, shumë studentë janë filmuar teksa qëndronin varur nëpër parvazet e godinës universitare. Madje disa prej tyre janë orvatur të hidhen nga lartësia për t’i shpëtuar plumbave.

Policia çeke ka raportuar së fundmi se më herët është gjetur i pajetë dhe një burrë, i cili rezulton të jetë babai i 24 vjeçarit. I riu jetonte afro 13 km larg Pragës, në një fshat pranë.

Vetë 24 vjeçari që kreu vrasjet masive, ishte student i arteve në Universitetin ku kreu krimet e shumëfishta.

Në median çeke e rrjetet sociale janë publikuar po ashtu disa mesazhe të cilat i riu i ka postuar në një rrjet social. Aty ai tregonte pëlqimin për aktet e vrasjes të shtënave nëpër shkolla, duke thënë se edhe ai do ta kryente një të tillë. “Gjithmonë kam dashur të vras” shkruan 24 vjeçari në mesazhet në fjalë.