Nuk mjaftoi goli i Asanit, tanimë Çekia ka mbetur edhe me 10 lojtarë. Abitri i ndeshjes ka nxjerrë me dy kartonë të verdhë Chytil, lojtari çek i cili arriti të shënojë një gol të dyshimtë në portën e mbrojtur nga Berisha. Abitri gjykoi se çeku e çoi topin në portë përmes dorës dhe për këtë anuloi golin. Chytil ka protestuar duke treguar se e goditi topin me sup. Pas protestave të vazhduara, arbitri i ka vendosur sërish karton të verdhë (i pari i vendosur në minutën e 26’) duke e lënë kësioj Çekinë me 10 lojtarë që në pjesën e parë.