Censi: Si është shpërndarë popullsia në Shqipëri, mosha mesatare e vendit dhe gjinia

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 1/3 e popullsisë rezulton se jeton në kryeqytet. 758 mijë e 513 banorë jetojnë në Tiranë ose  31.6% e popullsisë.

Në vlera absolute, Shkodra dhe Elbasani kanë pësuar rënien më të ndjeshme të popullsisë.

Tiranë 32%

Fier 10%

Elbasan 10%

Durrës 9%

Korçë 7%

Shkodër, Vlorë, Berat me nga 6%

Dibër dhe Lezhë me nga 4%

Kukës 3%

Banesat dhe pronësia

Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se aktualisht janë të regjistruara 1.082.529 banesa të zakonshme.

47% e qytetarëve jetojnë në shtëpi individuale, 39.% në pallate, 8.1 % në  banesa pjesërisht të veçuara dhe 5% jetojnë në shtëpi në rend tarracor.

Në lidhje me pronësinë, të dhënat e Censit tregojnë se afro 82.5% e njësive ekonomike familjare janë pronarë të banesës, 8.8% e njësive ekonomike familjare jetojnë me qira, dhe 8.7% e familjeve me marrëveshje të tjera banimi.

Lidhur me moshën e banesave, rezulton se 26.1% janë ndërtuar para vitit 1981, 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar që nga viti 2001.

Gjinia e mosha mesatare

Në vendin tonë banojnë konkretisht 2,402,113 banorë, ku 50.4% janë të gjinisë femër, ndërsa 49.6% janë meshkuj.

Sa i përket moshës, mesatarja është 42.5 vjeç. Me fjalë të tjera, ka një rritje në mesatare prej 7 vitesh, krahasuar me censin e 2011-tës.